e mërkurë, janar 16, 2008

POEZIA: ATY ËSHTË BOTA IME



Nga Fatmir Terziu
Pegi Vreto: “Çdo njeri është krenar për veten e tij, bukurinë e ka dhënë natyra, kurse ti duhet të dish ta ruash”.


Në atë kohë ajo mbante kurorën “Mis Buzëqeshja” e Shqipërisë. Ndërsa Gushti i vitit 1996, do të mundësonte që Pegi Vreto të ishte në faqet e gazetës “Fjala e Lirë”, që botohej atëherë në Shqipëri. Në atë intervistë që ajo e pati dhënë edhe për gazetën “Hapësirë” ishte shprehur se preferenca, dëshira, pasioni i saj ishte kinematografia, “le të shpresojmë se do të më shihni jo vetëm në kinematë tona, por edhe në ato botërore”…Dhe Pegi Vreto e kishte më tepër se një ëndërr, ose siç do të thoshte vetë ajo “mbase do të thoja shpresë, por kjo varet se sa në gjendje do të jem unë të luaj në film”. Ndoshta nxitimi jetik që ajo hodhi përpara u sfumua përpara dëshirave kinematografike, ndoshta e bëri të mbetej në atë kënd njohjeje kur përgjigjej për njohjen e kinematografisë botërore: “e njoh me aq sa na është lejuar të shohim, të dëgjojmë, njëkohësisht të lexojmë. Jam përpjekur të informohem meqenëse e kam passion. Mund të them se më pëlqen kinematografia e viteve 20-të, dhe nga aktorët kam dobësi për Elizabet Tejlor, Riçard Çamberlenin, sidomos në filmin e bukur “Zogjtë vdesin duke kënduar”. Simpati ushqej edhe për aktoren Grigit Nelson, e cila interpreton aq me ndjenje ne filmin “Kobra”(Fjala e Lirë, Gusht 1996).
Por e çuditshme shihej dhe shihet ende përgjigja e saj për filmat shqiptarë: “i vetmi film shqiptar që më ka pëlqyer dhe që më ka bërë përshtypje mua, është filmi “Të Paftuarit”, sidomos roli i Rajmondës, është më i arrituri. Ky film do t’i qëndrojë kohës”.

Por ashtu siç shkruan edhe gazetari Q. Xhani, për të historia e saj nuk mbeti vetëm në kornizat e kurorës që i hapi ëndërrat, por edhe në atë që më pas do të tkurrej nën emrin ‘dashuri politike’, ose dashuria që bëri bujë. “Për Tiranën e viteve '90 historia e dashurisë së një çifti VIP nuk do të bënte pak bujë. Ylli politikës, Eduard Selami, ishte në ngjitje dhe padyshim që sharmi dhe kultura e tij nuk vlerësohej vetëm në politikë. Ndërsa, ajo, një ndër bukuroshet e para shqiptare që ju vu kurorë bukurie dhe admirohej në skena. Pegi Vreto, "Miss Albania 1994", do të rrëmbente zemrën e delfinit të Partisë Demokratike. Por ja që edhe çifti i ri nuk do t'u shpëtonte thashethemeve shqiptare. Në jetën e një çifti martesa është një ditë historike, por për çiftin Selami duket se është më shumë se kaq. Mëngjesin e 1 qershorit 1996, vetëm një ditë pas martesës, çifti i ri do të largohej nga Shqipëria për t'u vendosur Virxhinia, në SHBA. Martesa e tyre u kurorëzua me lindjen e dy fëmijëve, Riçardin, 10 vjeç, emri i të cilit është vënë për nder të Riçard Hollbruk, diplomatit ndërkombëtar që ishte i pranishëm në pagëzimin e tij dhe Xhorxhin 5-vjeçar” (Xhani, Tirana Observer). E ndërsa ajo do të shprehej vetë në 1996-ën se shkruante edhe poezi, ‘dhe askush nuk i lexonte poezitë e saj’, intimiteti e bënte që të ritheksonte: “se ato janë intime”! Sipas Vretos në poezinë e saj shumëkush do të kuptonte ‘botën e saj’. Dhe ai që i lexoi ato poezi, ndoshta dhe e kuptoi botën e saj. Ai ishte ish kryetari i PD-së Eduart Selami.

...më shumë KETU

Nuk ka komente: